Search

Deklarata u pergatit nga Komiteti i Ambasadoreve te Kongresit nga vendet Europiane dhe u firmos ne Bashkine e Ljubljanes ne 7 Nentor 2008.

DEKLARATA EUROPIANE MBI USHQIMIN, TEKNOLOGJINE DHE TE USHQYERIN

Parathenie
Ne, pjesemarresit e Kongresit, te Pare Europian te Ushqimit ( Ljubljana, Slloveni 2008) nenshkruajme deklaraten e Ushqimit FAO/WHO ( Rome 1992) dhe Deklaraten mbi Sigurine Ushqimore WHO ( Pekin 2007). Nepermjet kesaj Deklarate ne do te donim te theksonim ceshtje qe lidhen me ushqimin, teknologjine dhe te ushqyerit, qe perbejne ceshtje me rendesi te madhe per Europen.

AUDITORIT QE I ADRESOHET
Deklarata Europiane mbi Ushqimin, Teknologjine dhe te Ushqyerin i adresohet Konsumatoreve Europiane,Politike beresve,Shkencetareve, Industrise Europiane te ushqimit dhe paleve te tjera te interesuara.

USHQIMI DHE TE USHQYERIT
Ushqimi eshte i nevojshem per rritjen njerezore, zhvillimin dhe funksionimin e trupit. Ushqimi i mire kerkon nje diete te balancuar qe siguron nje sasi ditore te pershtatshme te te gjithe perberesve ushqimore si dhe nje furnizim optimal te trupit njerezor me energji. Ushqimi duhet te jete i sigurte, me vlera ushqimore dhe te sigurohet ne menyre te qendrueshme per te ruajtur dinjitetin e konsumatoreve dhe identitetin kulturor te tyre.

SHKENCA USHQIMORE EUROPIANE, TEKNOLOGJIA DHE TE USHQYERIT
Profesionistet Europiane ne shkencen e ushqimit, teknologjine dhe shkencen e te ushqyerit kontribuojne ne menyre te vazhdueshme ne permiresimin e prodhimit te ushqimit, konservimin,perpunimin, ruajtjen dhe shperndarjen si edhe ne ushqimin dhe mireqenien e njerezve duke vene ne zbatim shkencat baze ne fushat e kerkimit aplikativ. Ata gjithashtu jane organizuar ne shume shoqata shkencore dhe profesionale. Keto shoqata normalisht veprojne ne vendet respektive por gjithashtu edhe si shoqata rajonale te vendeve te cilat kane te njejtat zakone dhe tradita te te ushqyerit dhe mund te jene ose me natyre te pergjithshme ose te organizuara ne disiplina specifike shkencore dhe vokacionale te tilla si biologjia, kimia, biokimia, bioteknologjia, mikrobiologjia, inxhineria,shkencat e te ushqyerit, shkencat mjekesore dhe shkenca te tjera te lidhura me to.Eshte qellimi i kesaj deklarate qe te percaktoje nje fokus per te gjitha keto disiplina dhe ti sherbeje popujve te ndryshem te Europes si dhe komunitetit te shkencetareve, politikaneve, institucioneve rregullatore dhe industrise ne menyren me optimale.Ky kohezion do ta mundesoje Europen qe te konkuroje suksesshem ne tregun nderkombetar, qe te rrise disponibilitetin e ushqimeve te shendetshme dhe ta coje boten ne standardet e fuqise dhe integritetit shkencor.

KOHEZIONI I SHKENCES EUROPIANE TE USHQIMIT, TEKNOLOGJISE DHE SHKENCES TE TE USHQYERIT
Kjo deklarate synon te inicoje debatin midis shkencetareve Europiane te ushqimit, teknologeve ushqimore dhe te shkencave te te ushqyerit per te vendosur mekanizmat nepermjet te cilave shpresojme qe mund te arrihet integrimi i ardhshem.Nje objektiv i dyte eshte asistenca ne harmonizimin e industrise Europiane te ushqimit, cilesise ushqimore dhe standardeve te sigurise.Te gjitha keto iniciativa mund te ndihmojne ne rritjen e ndikimit qe profesionistet e shkencave te ushqimit, teknologjise dhe shkencave te te ushqyerit duhet te kene mbi jeten teknologjike, shkencore,politike, mjedisore, shoqerore dhe kulturore ne Europe.Sigurisht kjo duhet te behet pa demtuar te ushqyerin dhe specifikat rajonale te ushqimit dhe dietes ne Europe meqe eshte pikerisht ky diversitet, i cili do te gjeneroje zbulimet dhe inovacionet e te ardhmes.

CESHTJET KRYESORE
Kjo deklarate duhet te stimuloje debatin sidomos mbi ceshtjet e meposhtme:
- Ushqimi eshte nje ceshtje e rendesishme strategjike dhe politike
- Ndotja e ushqimit me agjente mikrobiologjike, kimike dhe fizike apo alergene ushqimore mbetet nje ceshtje kyc e shendetit publik;
- Prodhimi lokal i produkteve ushqimore ndikon ne kulturen rajonale, ruan diversitetin biologjik dhe kontribuon ne stabilitetin shoqeror dhe ekonomik rajonal;
- Zinxhiri i transportit te ushqimeve ne distanca te largeta mund te reduktoje cilesine ushqimore dhe mund te kete nje efekt te demshem mbi mjedisin;
- Ushqimi ka nje rol kyc ne vendosjen dhe ruajtjen e zakoneve te mira dietike si pjese e nje menyre jetese te shendetshme gjate tere kohezgjatjes se jetes njerezore;
- Ritja e rasteve te obezitetit dhe semundjeve jo-infektive kronike qe lidhen me dieten ushqimore jane ndermjet problemeve kryesore te shndetit publik dhe shkaqet e shpenzimeve te sigurimeve shoqerore;
- Nivelet arsimore dhe transferimi i njohurive aktuale nuk eshte i pershtatshem per konsumatoret qe ata te bejne zgjedhje te informuara paraprakisht;
- Trainimi dhe arsimimi i paleve pjesemarrese ne zinxhirin ushqimor perben nje sfide te konsiderueshme.

PARIMET BAZE QE DUHEN RUAJTUR DHE PROMOVUAR
Nje furnizim i pershtatshem me ushqime te sigurta eshte nje e drejte njerezore baze per cdo konsumator;
- Gjithsecili ka te drejten te informohet mbi ushqimet, dieten dhe impaktin e tyre ne shendet;
- Prodhimi ushqimor, perpunimi, transporti dhe shperndarja duhet te kryhet ne menyre te qendrueshme duke marre ne konsiderate rrjedhojat mjedisore,shoqerore dhe etike si edhe ceshtje rregullatore duke perfshire gjurmueshmerine;
- Arritjet teknologjike ne zhvillimin e ushqimeve te pershtatshme per grupe specifike dhe me kerkesa ushqimore specifike per ta, duhet te mirepriten;
- Etiketimi i ndershem dhe i pershtatshem i ushqimeve ne kooperim me autoritetet e industrise ushqimore dhe atyre zyrtare duhet te zbatohet;
- Komunikimi i qarte dhe me te dhena shkencore nga media, konsiderohet si nje kerkese themelore;
- Te ushqyerit e pershtatshem dhe menyra e shendetshme e jeteses te cilat kane nje rol kyc ne parandalimin dhe reduktimin e semundjeve, duhet te nxiten;
- Cdokush ka te drejten te marre nje edukim te hershem rreth ushqimit dhe te ushqyerit ne menyre qe te mund te marre pergjegjesi personale per shendetin e tij dhe te beje zgjedhjen ushqimore;
- Menaxheret e industrise ushqimore duhet ta pranojne nevojen per ekspertize ne shkencen e te ushqyerit dhe sigurise ushqimore dhe te sigurojne qe i kane te gjitha resurset e nevojshme per te garantuar sigurine ushqimore;

VEPRIMET KYC
Kjo deklarate promovon Veprimet Kyc te meposhtme;
- Prodhuesit ushqimore, perpunesit dhe shitesit me pakice duhet te kene ne konsiderate, pervec rregulloreve, masat etike ne te gjitha proceset e zinxhirit ushqimor;
- Ekspertet duhet te punojne ne perputhje me udhezuesit profesionale dhe etike;
- Qeverite dhe autoritetet e tjera pergjegjese dhe institucionet duhet te harmonizojne rregulloret midis politikave ushqimore kombetare me qellim qe te adaptohen me shpejt dhe ne menyre me efikase ne ndryshimet e ardhshme globale;
- Qeverite dhe autoritetet e tjera pergjegjese dhe institucionet duhet te zhvillojne politika ushqimore kombetare qe marrin ne konsiderate ndryshimet shoqerore dhe kulturore, eksperiencat dhe nevojat specifike;
- Te gjithe profesionistet e shkencave te ushqimit, te ushqyerit dhe teknologjise duhet te propagandojne vendosjen e sistemeve arsimore qe do te coje ne konsumatore me te mire-informuar nga transferimi efektiv I njohurive;
- Cdokush duhet te jete ne gjendje te marre pergjegjesite per shendetin e tij dhe te beje zgjedhjet e tij ushqimore;
- Firmuesit e kesaj deklarate do te bejne gjithcka qe eshte ne mundesine e tyre per te garantuar qe parimet e paraqitura ne kete deklarate, do te permbushen.

Firmosur prej
Profesor Peter Raspor, President i Kongresit te Pare Europian te Ushqimit, ne emer te Komitetit te Ambasadoreve te Kongresit nga 41 vende Europiane

Ilirjana Boci perfaqesuar nga Haxhi Allmuca; Ashot Saghiyan, Armenia, Wolfgang Kniefel perfaqesuar nga Gerhardt Schleining, Austria;Koen Devettinck perfaqesuar nga Bart Heyman, Belgium; FarukCaklovica, Bosnia dhe Hercegovina; Jordanka Alexieva perfaqesuar nga Laska Rangelova,Bullgari; Mate Bilic zevendesuar nga Martina Piasek, Kroaci; Athina Panayiotou, Qipro;Jana Hajslova, Republika Ceke, Henning Otto Hansen, Danimarke;Tomas Palme, Estoni;Anu Kaukovirta-Norja perfaqesuar nga Helena Pastel, Finlande;Paul Colonna perfaqesuar nga Michel Franck, France;George Kalantzopoulos zevendesuar nga Joannis Samelis, Greqi;Giorgi Ksevitadze zevendesuar nga Tinatin Sadunishvili, Gjeorgji;Sabine Kulling, Gjermani; Andras Salgo, Hungari;Inga Thorsdotir, Islande;Francis Butler perfaqesuar nga Brian Mckenna, Irlande;Rosangela Marchelli, Itali; Daina Karklina zevendesuar nga Aija Mengaile,Letoni;Rimantas Veskutonis, Lituani; Torsten Bon, Luksemburg;Vladimir Kakurinov, Maqedoni Ana McElhaltton, Malta;Slavko Mirecki, Mali I Zi;Bernd van der Meulen perfaqesuar nga Sara de Vito, Hollande, Wensche Frolich, Norvegji;Wlodzimierz Grajck, Poloni;Xavier Malcata perfaqesuar nga Ana Oliveira Madsen, Portugali;, Mona Popa, Rumani;Iosif Rogov, Rusi;Miomir Niksic, Serbi;Peter Simko perfaqesuar nga Norbert Bomba, Sllovaki;Bozidar Zlender, Slloveni;Manuel Vasquez, zevendesuar nga Ascension Marcos, Spanje, Ana Maria Hermansson, Suedi;Klaus Zimmermann zevendesuar nga Yasmine Motarjemi, Zvicer;Fatih Yildiz, Turqi;Sergej Fedosov, Ukraine, David White, UK.